MPJ: Të pavërteta pohimet për futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një komunikate për media ka përgënjeshtruar shkrimet e ditëve të fundit në mediet serbe, “për gjoja futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni”, transmeton REL.

“Krahas shumë aktiviteteve operative, Policia e Kosovës në kuadër të procesit të Menaxhimit të Integruar të Kufijve, ka një bashkëpunim të shkëlqyer ditor me autoritetet përgjegjëse të Maqedonisë përgjatë brezit kufitar dhe realizon takime të rregullta edhe me praninë e trupave të KFOR-it. Si rrjedhojë, asnjëherë nuk janë ngritur shqetësime të tilla përkitazi me shkrimet e rrejshme të medieve serbe, pas së cilave qëndron politika zyrtare e shtetit serb”, thuhet në komunikatën për media të MPJ-së.

MPJ-ja, nëpërmjet kësaj komunikate, siguron qytetarët dhe partnerët e saj se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë, vazhdimisht janë proaktive me masa dhe veprime konkrete në tërë territorin e vendit, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe garantimin e stabilitetit të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button