Kryeministri Mustafa përmend të arriturat e Qeverisë së tij

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka numëruar të arriturat e Qeverisë së tij, pak ditë para se të vendoset për rrëzimin e saj.

Mustafa ka thënë se “kjo Qeveri rriti deri në 65% pensionet kontributdhënëse dhe 25% asistencën sociale”.

“Kjo Qeveri nisi dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së, çështje e premtuar dhe e zvarritur 15 vjet. Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017. Mirëqenia sociale po rritet dhe do të ngritët”, ka shkruar Mustafa.

Seanca për mocionin e opozitës është caktuar të mbahet të mërkurën, me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të mocionit për mosbesimin e deputetëve ndaj Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button