Ja çfarë e dëmton më shumë baterinë e iPhone-it tuaj
iPhone ka një numër të madh të përparësive ndaj konkurrentëve, por ka edhe një të metë të madhe në formën e baterisë, e cila harxhohet shumë shpejt, trasmeton Ora info.
Gabimet më të mëdha ndodhin te mbushja, janë pesë arsye kryesore të këtij problemi:
1. Mbushja deri në fund
Ekspertët thonë se më së miri është që mbushja e baterisë të jetë gjithmonë ndërmjet 30 dhe 70 për qind, dhe të mos mbushet deri në 100 për qind.
2. Mos pritni të shpenzohet deri në fund
Gjëja më e mençur është kur telefoni juaj arrin në 20 për qind ta vendosni për t’u mbushur. Një herë në dy muaj sugjerohet që të lejohet zbrazja e plotë e baterisë, në mënyrë që ajo të funksionojë serish si duhet.
3. Temperatura e baterisë
Temperatura ka ndikim të madh në bateri, andaj gjithmonë telefonin duhet mbajtur në temperatura e qëndrueshme, pasi në këtë mënyrë bateria dëmtohet më pak.
4. Vendosja në këllëf derisa mbushet
Kjo është edhe një mënyrë që ndikon në ngritjen e temperaturës së baterisë, e cila dëmtohet. Për këtë arsye para mbushjes iPhone më së miri është që të lihet jashtë këllëfit.
5. Zgjedhja e gabuar e mbushësit
Mbushësi jo origjinal mund të shkaktojë probleme me bateri, por edhe në mbushjen e saj, andaj sugjerohet të përdoren mbushësit origjinalë që vijnë në paketim me iPhone.