Debatik Curri drejt kombëtares së Kosovës?

Pas Samir Ujkanit, një tjetër futbollist kosovar pritet të lërë kombëtaren e Shqipërisë për t’u bashkuar me përfaqsuesen më te re të Europës.

Sipas agjencisë së lajmeve “KosovaPress”, Debatik Curri mund t’i japë fund aventurës së tij me skuadrën e drejtuar nga trajneri Italian Gianni De Biassi për të luajtur me kombëtaren e Kosovës.

Tekniku Albert Bunjaki në një intervistë për këtë agjensi deklaroi se do t’i bëjë një ftesë lojtarit të Sevtaspol në kampionatin ukrainas për dy miqësoret që Kosova do të zhvillojë me Turqinë në datën 21 Maj në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës por edhe atë me Senegalin.

Bunjaki shtoi se ai ka kohë deri më 18 Maj për të ndejkur me vëmendje futbollistët dhe për të krijuar një ide të qartë se kë do të grumbullojë për dy miqësoret e muajit Maj, transmeton Supersport.

Në lidhje me Currin numri 1 I përfaqësues theksoi se ai është një lojtar me eksperiencë që mund t’i bëjë shumë punë Kosovës, megjithatë përpara se t’i dërgojnë një ftesë zyrtare 29-vjeçarit drejtuesit e kombëtares do të bisedojnë me vetë futbollistin por edhe me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit që në fund të marrin një vendim korrekt që të mos cënojë asnjërën prej dy skuadrave kombëtare. Vetë Curri për “KosovaPress” deklaroi se nuk ka biseduar ende me drejtuesit e përfaqësues së Kosovës por do t’i pëlqente të ishte pjesë e kombëtares më të re në Europë.

Lajme të ngjashme

Back to top button