Intelektualët shqiptarë të Maqedonisë reagojnë për dhunën në Kuvend

Pas dhunimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me ç’rast pati edhe lëndime të deputetëve dhe gazetarëve, Unioni i Intelektualëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë (UISHRM)e dënon këtë akt, duke konsideruar se në këtë mënyrë është dhunuar demokracia dhe vullneti i popullit në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Duke vlerësuar se ky moment është një çast kur të gjithë ne si shoqëri duhet të reflektojmë ndryshe dhe duke e pasur parasysh rëndësinë që e ka kohezioni shoqëror dhe politik në vend, duhet të ndihmojmë të gjithë në ruajtjen e gjakftohtësisë dhe durimit, që të kontribuojmë për normalizimin e shtetit dhe ruajtjen e paqes dhe mirëqenies në vend. Me këtë rast i bëjmë thirrje veçanërisht botës akademike që të jetë më e përkushtuar për qetësimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës që Maqedonia përfundimisht të shkëputet nga  e kaluara e zymtë, që për kaq vite e ka mbajtur peng, dhe të kthehet në rrugën e integrimit euro-atlantik”, thuhet në letrën reaguese të UISHRM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button