Personi që sulmoi Zaevin prapa grilave, ai që tërhiqte zvarrë Selën, në liri (VIDEO)

Një javë më parë i printe turmës e cila rrahu deputetët e shumicës parlamentare. Caku kryesor i tij ishte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe mund të “lavdërohet” se ishte i pari që e goditi. Pak ka humbur nga agresiviteti i 27 prillit thonë burimet tona brenda Gjykatës Themelore. Ai ka sulmuar edhe gjykatësen e cila po e heton rastin.Pas rrëfimit, policia e shoqëron drejt furgonit policor.

Nga MPB bëjnë të ditur se është arrestuar edhe Toni Trajkovski nga Kumanova i ashtuquajtur “Sllonçe”. Për të Gjykata Themelore e Shkupit ka ngritur  padi penale, për pjesëmarrje në turmë. Ai ishte një ndër të parët që hyri në pres qendrën e Kuvendit, kurse nga videot e TV21, shihet qartë se si e godet Selën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button