Mogerini: Roli i spikerit të Kuvendit duhet të jetë mbi interesat partiake dhe etnike

Roli i spikerit të kuvendit duhet të jetë mbi politikat partiake dhe ndëretnike dhe në interes të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në vend, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Federika Mogerini në takimin e djeshëm me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin në Bruksel.

Në kumtesën nga kabineti i Mogerinit ceket se e përshëndet zgjedhjen e Xhaferit kryetar tlë Kuvendit dhe e prësëriti dënimin e ashpër të Bashkimit Evropian për dhunën e javës së kaluar ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

“Ajo e përshëndeti zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit nga ana e shumicës parlamentare, duke cekur se ai është rol i cili duhet të jetë mbi politikat partiake dhe ndëretnike, dhe të punojë në interes të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve. Bashkimi Evropian është i gatshëm të bashkëpunojë me të, me Kuvendin dhe të gjitha institucionet për zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese, si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos”, theksoi Mogerini.

Ajo ka cekur edhe se BE-ja pret që të gjitha partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin politik, përfshirë edhe formimin e qeverisë së re, si dhe në punën e Kuvendit të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button