Ja cilin trajner e duan tifozët e Barcës!?

Jurgen Klopp duhet të jetë tekniku i ri i Barcelonës. Kështu mendojnë tifozët katalanas në një sondazh të zhvilluar nga e përditshmja sportive madrilene “Marca”. 31.3 % e pjesëmarrësve në votim kërkojnë që pasuesi i Gerardo Tata Martinos në stolin blaugrana të jetë pikërisht tekniku aktual i Borussia Dortmund.

I dyti në sondazhin e të përditshmes madrilene renditet Pep Guardiola me 21 %, i ndjekur nga Luis Emrique me 16 %, ndërsa ata që mbështesin projektin për vazhdimësinë e Martinos janë vetëm 13 %.

Klopp nuk është i pëlqyer vetëm në Barcelonë pasi përflitet edhe për një kalim të tij te Manchester United.

Kontrata e teknikut gjerman skadon në qershorin e vitit 2016 por aksionet e tij në “Signal Iduna Park” kanë filluar të bien për shkak të një sezoni jo shumë pozitiv, i ndikuar edhe nga mungesat e shumta për shkak të dëmtimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button