Gishti i majtë dhe jo i djathti do t’iu ngjyroset qytetarëve në zgjedhje

Gishti i majtë dhe jo i djathti do t’iu ngjyroset qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe raundine dytë të presidencialeve më 27 prill. Në këtë mënyrë ka vendosur KSHZ pasi ka marrë ankesa se te shumica e qytetarëve ende nuk janë fshirë gjurmët ose mbetjet nga ngjyra e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale me 13 prill.

“Për të mos pasur asnjë dilemë dhe të shmangim çfarëdo situate në të cilën qytetarëve mund t’iu pamundëoshet të votojnë pasi kanë gjurmë në gishta, kemi marrë vendim që në këtë raund ngjyrsoja e gishtit të bëhet në gishtin e majtë. Ne kemi marrë informacione se ende ekzistojnë gjurmë nga ngjyrosja e mëparshme dhe ata ende janë të dukshme. Deri të dielen ata mund të mos fshihen dhe për pasojë mund të shkaktoheshin problem”, tha Subhi Jakupi, zëvendëskryetar i KSHZ-së. 

Ngjyra e gishtërinjve është dashur të fshihet vetëm 24 orë pas ngjyrosjes në ditën e votimeve, por kësaj radhe ka indikacione se kjo nuk ka ndodhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button