Ahmeti: Ivanovi duhet t’ia dorëzojë mandatin shumicës së re parlamentare

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, priti ambasadorin e Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar me të cilin bisedoi për gjendjen në shtet pas ngjarjeve të 27 prillit dhe për hapa e ardhshëm.

Ahmeti, siç kumtoi BDI i ka dënuar aktet e dhunës në Kuvend me ç’rast përsëriti qëndrimin e BDI-së që kthim mbrapa nuk ka.

“Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duhet që Ivanov të dorëzojë mandatin shumicës së re reformuese parlamentare dhe më pastaj të zgjidhet Qeveria e re”, thuhet në kumtesë.

Ahmeti ka falënderuar ambasasorin Zhbogar për mbështetjen e madhe ndërkombëtare dhe nënvizoi që liderët politik në Maqedoni duhet të përkujdesen për sigurinë dhe stabilitetin e vendit përballë përpjekjeve rajonale dhe gjeopolitike për destabilizim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button