Pamjet që më tronditën!

Pamje rrëqethëse që të sjellin trishtim, mbase edhe dhembje shpirtërore. A thua vallë këta huligan akoma gjinden në liri ? Sa më shumë kohë të jenë në liri këta hajdut e vrasës, aq më shumë ky vend dëshmon se nuk ka prokurori , polici e ardhmëri por vetëm parti.

I dashuri miku im Sela, unë të gjeta pranë numrit 7-të, por falë Zotit , hero i vërtetë është Feta Alimi që të gjeti akoma me rrahje të pulsit nën gërmadhat e dhunës së ushtruar, të enjten e zezë.

Sela, mbijetesa jote do të sfidojë rrugëtimin e konsolidimit të demokracisë dhe arritjen e barazisë në këtë shoqëri. Mbase ka të drejtë Biba që shkruajti se TI MBIJETOVE PËR TË JETUAR KY VEND!

I dashuri Sela, vërtetë humbe sasi të gjakut por përfitove zemrat e mijëra shqiptarëve, mbase ndjehen të lënduara.

Bashkërisht thërrasim drejtësinë për ti dënuar huliganët dhunues!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button