Princi Filip tërhiqet nga jeta publike

Duka i Edinburgut do të tërhiqet nga detyrat mbretërore këtë vjeshë, bëri të ditur Pallati Bukinghem, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Vendimi është marrë nga vetë princi Filip dhe është mbështetur nga mbretëresha, tha një zëdhënës i Pallatit, transmeton BBC.

Ai do të marrë pjesë në angazhimet e planifikuara deri në muajin gusht, qoftë vetëm, qoftë në shoqëri të mbretëreshës, por nuk do të pranojë ftesa të reja.

Princi, muajin e ardhshëm, mbush 96 vjet.

Ai dhe mbretëresha do të festojnë 70-vjetorin e martesës së tyre në nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button