Kryeparlamentari Xhaferi udhëton në Bruksel, takohet me Hanin dhe Mogerinin

Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot është në vizitën e parë zyrtare në Bruksel. Sipas agjendës është e paraparë që të takohet me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe përfaqësuesen e lartë për çështje të jashtme dhe siguri politike të Bashkimit Evropian Federika Mogerini, njofton Portalb.mk.

“Në takimet e kryetarit Xhaferi edhe njëherë do të riafirmohet angazhimi jonë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, por edhe rolin e Kuvendit në ato procese. Gjithashtu kryetari Xhaferi do t’i njoftojë baskëbiseduesit e tij me gjendjen te ne, me theks të veçant të vazhdimit të procesit për formimin e Qeverisë si rezultat si shumicës parlamentare, e cila del nga vullneti i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë e shprehur në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar”, thuhet në kumtesën e Kuvendit të Maqedonisë.

Gjatë vizitës në Bruksel, Xhaferi do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, por edhe eurodeputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button