Me më shumë ngjarje në Maqedoni do të shënohet ditëlindja e BE-së

Delegacioni i Bashkimit Evropian, në partneritet me shumë organizata të tjera, ambasada dhe komuna, do të organizojë dhe mbështesë mbi 30 ngjarje në Maqedoni, me qëllim që ta shënojë ditëlindjen e 67-të të Bashkimit Evropian dhe ta afrojë procesin e eurointegrimeve më pranë qytetarëve.

Siç kumtojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup, Dita e Evropës 2017, do të shënohet me më shumë ngjarje të ndryshme të cilat lidhen me sportin, si Maratona e Shkupit dhe turnetë në futboll të vogël, me ngjarje ndaj së cilave, siç thonë, do të kontribuojnë vendet anëtare të BE-së., me ngjarje kulturore, me tangon vjetore të maturës për maturantët e shkollave të mesme, si dhe me debate të shumta, ligjërata, gara në festivale lokale në mbarë vendin.

Anëtarët e rrjetit BE Info – pikat e BE Info në Dibër, Ohër, Gjevgjeli, Kavadar, Koçan, Manastir, tetovë, Gostivar, Strumicë, Kriva Pallankë, veleks dhe Kumanovë më 9 maj në orën 12 do të organizojnë hepeningë me rastin e Ditës së Evropës 2017, me qëllim që ta shënojnë Idenë evropiane në nivel lokal.

Gjithashtu, atje do të qëndrojë edhe autobusi i BE-së, i cili do të udhëtojë nëpër vend për vizitë në Petrovec, Negorci, Prosenikovë, Sërbinovë dhe Plasnicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button