Belgjika premton mbështetje të mëtejme për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Hoxhaj ka falënderuar homologun belg për mbështetjen e madhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, ku Belgjika ka luajtur rol të rëndësishëm ndërsa kanë diskutuar për koordinim të mëtutjeshëm për organizata të tjera ndërkombëtare në të cilat do të aplikojë Kosova.

Ata kanë diskutuar marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës dhe Belgjikës, dhe zgjerimin e tyre në planin ekonomik dhe fusha të tjera me interes.

“Mbështetja e Belgjikës ka qenë shumë e rëndësishme për anëtarësimin në Organizatën Botërore të Doganave, për çka edhe shfrytëzova rastin ta falënderoj ministrin e Jashtëm belg personalisht. Dikutuam për koordinimin e bashkëpunimit në proceset e tjera të anëtarësimit të Kosovës në organizata. Po ashtu, biseduam për një numër marrëveshjesh të cilat do t’i nënshkruajmë në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Belgjikën”, ka thënë Hoxhaj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button