Sudani i Jugut po përballet me krizë urie

Sudani i Jugut po ballafaqohet me një krizë të rëndë urie për shkak të luftës civile që solli pas vetes thatësirat dhe kriza politike që përfshiu vendin që nga viti 2011, shkruan Anadolu Agency (AA).

Thatësira dhe uria që kanë përfshirë veçanërisht rajonin verior të vendit, kanë prekur përafërsisht pesë milionë njerëz.

Në pamundësi për t’i përmbushur nevojat themelore, siç është ushqimi dhe barnat, sudanezo-jugorët janë detyruar të strehohen në shtetet fqinje.

Aktualisht, numri i refugjatëve që janë larguar nga Sudani i Jugut drejt vendeve fqinje ka kaluar mbi 1.5 milion. Kriza e urisë ka prekur pothuajse gjysmën e popullsisë së vendit, ndërkohë që janë rritur shqetësimet se ajo mund të përhapet nëse nuk dërgohen ndihma ushqimore nga komuniteti ndërkombëtar.

Prej dy vitesh, Uganda strehon 698 mijë refugjatë nga Sudani i Jugut, Etiopia 342 mijë, Sudani 305 mijë, Kenia 89 mijë ndërsa Republika Demokratike e Kongos 68 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button