Dhuna në Kuvend, organizatorët ende në liri

Nisma “Për Maqedoni të përbashkët” mbeti pa njërin nga udhëheqësit e tyre. Prej sot, Bogdan Ilijevski, i njohur si “Betmen” dhe Aleksandar Damovski, nuk do ta kenë pranë tyre drejtorin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë, Igor Durllovski. Gjashtë ditë pas dhunës në Kuvend, kur persona të maskuar rrahën deputet dhe gazetarë, ai u tërhoq. Vendimin e tij e publikoi në Facebook, njofton Alsat M.

Ndërkohë Prokuroria edhe sot pa përgjigje konkrete nëse po veprojnë sipas kërkesës së policisë, që t’u shqiptohet masa e arrestit edhe katër organizatorëve të protestave “Për Maqedoni të përbashkët”.

MPB-ja përmes një shkrese të posaçme ka informuar Prokurorinë e Marko Zvërlevskit se ekzistojnë prova se pikërisht ata i dirigjojnë dhe udhëheqin me protestat, por edhe me atë se tashmë është vërtetuar kush i ka hapur dyert e Kuvendit që demonstruesit të papenguar të futen brenda. Alsat M tashmë publikoi se kamerat e sigurimit në kuvend tregojnë se deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukoski dhe Sashe Vasileski i kanë hapur dyert e Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button