Britania e Madhe përkrah zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi: Të formohet Qeveria

Zëdhënësja e Zyrës së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe e ka përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe ka apeluar që shumicës parlamentari t’i mundësohet transferimi i pushtetit në mënyrë të papengueshme dhe jo të dhunshme, njofton Portalb.mk.

“Mbretëria e Bashkuar e përkrahë vendimin demokratik të shumicës së deputetëve në Maqedoni që ta zgjedhin Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit. Jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me të. I ftojmë të gjithë personat, institucionet dhe partitë që të mundësojnë transferim të papengueshëm dhe jo të dhunshëm të pushtetit nga partia paraprake në shumicën e re koalicionuese të zgjedhur në dhjetor të vitit 2016. Sa më shpejtë të formohet Qeveria, aq më shpejt do të mund që të zbatohen reformat prioritare për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë. Gjatë kohës së tensioneve të përforcuara, të gjithë liderët duhet që të përmbahen nga nxitja e tensioneve ndëretnike. Çdo sjellje e tillë është e rrezikshme dhe kundër interesave të bashkimit nacional të Maqedonisë”, thuhet në deklaratë.

Prej atje gjithashtu apelojnë që të mundësohet që institucionet, veçmas policia, t’i kryej obligimet e saj pa ndikim politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button