Hamasi me ultimatum deri tek Izraeli për plotësimin e kërkesave të të burgosurve palestinezë

Krahu i armatosur i Hamasit palestinez i dha afat prej 24 orësh Izraelit që t’i pranojë kërkesat e qindra të burgosurve palestinezë të cilët filluan me grevë urie më 17 prill.

“E paralajmërojmë armikun që të mos i injorojë kërkesat ligjore të të burgosurve dhe i japim 24 orë t’u përgjigjet atyre”, deklaroi zëdhënësi i brigadave, Izedin al Kasam.

Në të kundërt, “Izraeli do të paguaj çmim për çdo vonesë”, shtoi zëdhënësi. Ai theksoi se Hamasi çdo ditë do t’i rrit kërkesat për numrin e të burgosurve të cilët duhet të lirohen në kuadër të këmbimit të ardhshëm të të burgosurve me Izraelin.

Në vitin 2011 autoritetet izraelite i liruan mbi një mijë të burgosur palestinezë në këmbim të një ushtari izraelit i cili u robërua nga Hamasi. Hamasi pohon se është duke i mbajtur dy ushtarë izraelitë të cilët janë robëruar të gjallë gjatë luftës në Rripin e Gazës në vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button