Katër të vdekur gjatë një sulmi ndaj një karvani të NATO-s në Kabul

Të paktën katër persona e humbën jetën, ndërsa 22 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi vetëvrasës ndaj një karvani automjetesh të forcave të NATO-s në kryeqytetin afgan Kabul, njofton DPA.

Ministria afgane e Shëndetësisë kumtoi se të gjitha viktimat gjatë sulmit janë afganë, duke shtuar se nuk ka informacione për të vdekur apo për të plagosur në mesin e pjesëtarëve të Aleancës.

Gjatë sulmit, i cili ka ndodhur në afërsi të Ambasadës së SHBA-së në Kabul, janë shkatërruar ose në mënyrë serioze janë dëmtuar disa automjete civile.

Komanda e Misionit të NATO-s në Kabul refuzoi ta komentojë rastin.

Deri më tani askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button