Makron: BE-ja duhet të riformohet që të mos ballafaqohet me Frexit

Kandidati për president  në Francë, Emanuel Makron paralajmëron Bashkimin Europian se duhet të riformohet, për të parandaluar daljen e Francës nga Unioni.

“Bashkimi Europian duhet të ndryshojë, duhet të riformohet përndryshe rrezikohet një Frexit”, tha  në një intervistë për BBC, Emanuel Makron.

Ai thekson besimin e tij tek Europa, por këmbëngul për domosdoshmërinë e reformave në mënyrë që BE-ja të funksionojë më mirë duke parandaluar në këtë mënyrë një dalje të mundshme të Francës nga Unioni.

“Unë jam pro europian, gjatë këtyre zgjedhjeve kam mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme idenë europiane dhe politikat europiane”, thekson kandidati në balotazhin për zgjedhjet presidenciale franceze. Kjo sepse besoj se është shumë e rëndësishme për popullin francez dhe për vendin e Francës në globalizim

Por sipas liderit të En Marche, të cilin sondazhet e japin tek 60 për qindëshi i mbështetjes kundrejt Marine Le Pen, mbështetëse e ‘Frexit’ – në të njëjtën kohë duhet përballuar situata, të dëgjohet populli. Popull që sipas Makron, aktualisht është shumë i zemëruar dhe i paduruar në një moment që idetë e BE-së nuk janë më të mbështetshme

Për këtë arsye, Makron premton se mandati i tij presidencial që nga dita e parë do të jetë për riformimin thelbësor të Bashkimit Evropian dhe të projektit evropian.

Sipas kandidatit për Elizeun, do të ishte një tradhti nëse do i lejonte Bashkimit Evropian të funksiononte ashtu si ka bërë kohët e fundit

“Unë nuk kam ndërmend të bëj një gjë të tillë, përfundoi ai. Kjo sepse një ditë më pas do të kishim një Frexit, apo sërish Frontin Kombëtar përballë”, tha Makron

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button