BDI përgënjeshtron kronikat se nuk janë sulmuar nga protestuesit

Grupi Parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim përgënjeshtron në tërësi shkrimet mediale ku apostrofohen deputetët e BDI-së se nuk qenkan sulmuar nga protestuesit dhe e vlerëson si kronikë tendencioze, nxitëse dhe tërësisht spekulative.

“Pa deputetët e BDI-së nuk mund të kishte Kryetar të ri të Parlamentit dhe ata qëndruan në Kuvend gjer në evakuimin e përbashkët nga ana e forcave policore ndërsa në ndërmjet kohë ndihmuan shumë deputet të tjerë të LSDM-së dhe ju zgjatën dorën edhe policëve nga të cilët shumica ishin shqiptarë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Fushatat e tilla, shtohet më tej, të përpunuara dhe senzacionalizmi manipulativ tenton të krijon pasqyrë të rreme të ndodhive në Kuvend, por Grupi parlamentar i BDIsë është i përcaktuar në një vijë me politikat partiake të udhëhequra nga Kryetari i saj Ali Ahmeti për një shumicë të re parlamentare dhe qeveri reformuese andaj, shtohet, nuk do të devijohet nga fushatat e tilla joprofesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button