Ndahet nga jeta nobelisti Gabriel Garsia Marquez

Shkrimtari i mirënjohur dhe nobelisti kolumbian Gabriel Garsia Marquez ka ndërruar jetë sot në Meksikë në moshën 87 vjeçare. Sipas BBC shkrimtari në momentet e fundit të jetës ishte i rrethuar me familjarët e tij.

Gabriel Garsia Maruez ka shkruar romane, tregime të shkurtra si dhe skenarë për filma. Një kohë ka punuar si gazetarë dhe është njohur me pseudonimin Gabo.

Më 8 dhjetor të vitit 1982 është nderuar me çmim Nobel për Letërsi. Ndër veprat e tij më të njohura janë: “100 vjet vetmi”, “Dashuria në kohën e Kolerës”, “Gjenerali në labirintin e tij”, “Vjeshta e Patriarkut”, “Askush nuk i shkruan Kolonelit” e shumë vepra të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button