Ahmeti: Aty ku vendosni ju këmbën ne vendosim kokën për çështjen kombëtare

BDI aktivitetet parazgjedhore i zhvilloi në Manastir dhe Resnje. Përpara qytetarëve dhe simpatizuesve të kësaj partie, kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se kërkon besimin dhe mbështetjen e shqiptarëve për të realizuar Marrëveshjen eOhrit, e cila siç tha ofron paqe dhe qetësi në shtet dhe paraqet udhërrëfyesin për integrimet euro-atlantike të vendit. 

“Rrënjët e BDI-së janë shumë të lashta, Rilindja jonë kombëtare është program. Naim Frashëri para 100 vjetësh thoshte dielli për shqiptarët lind në perëndim. Ky lis ka gjakun e sakrificave në breza, patriotëve, familjeve të mëdha shqiptare, ka gjakun e UÇK-së, nuk rrëzohet aq lehtë ky lis. Sado erëra të frynë, sado furtuna, sado mace që të ngjiten të gjitha do të bien poshtë…Aty ku vendosni ju këmbën ne vendosim kokën për çështjen kombëtare”, porositi Ahmeti përpara qytetarëve të Resnjes.

Ahmeti tha se do të insistojë për idenë e presidentit konsensual. ‘Përse presidenti të mos dijë gjuhën shqipe?’ tha Ahemti. Ndërkaq i cilësoi të vegjël analistët që kritikojnë idenë e tij për president konsensual. 

Lajme të ngjashme

Back to top button