Arrihet marrëveshje për Ukrainën (VIDEO)

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se të gjitha palët e mbledhura në bisedimet e Gjenevës kanë rënë dakord për të ndërmarrë masa për të shmangur përshkallëzimin e situatës në Ukrainë. Lavrov ka folur në përfundim të bisedimeve me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Ukrainës në qytetin zviceran. 

Shefi i diplomacisë ruse ka thënë gjithashtu se, mes palëve ka pasur një marrëveshje që njësitë ilegale ushtarake në Ukrainë të tërhiqen dhe që kushdo që ka pushtuar institucione duhet të ulë armët dhe t’i braktisë ato. Ai ka saktësuar se, në bazë të marrëveshjes do të ketë një amnisti për të gjithë protestuesit dhe ka shtuar se, kriza duhet të zgjidhet nga vetë ukrainasit përmes ndërmarrjes së reformave afatgjata. 

Më herët gjatë së enjtes, nga Shtetet e Bashkuara, presidenti amerikan Barack Obama i bëri një akuzë direkte Rusisë, pas deklaratës së presidentit Putin lidhur me përdorimin e forcës. 

“Është plotësisht e qartë se, jo vetëm që rusët hynë në Krime dhe e aneksuan atë në mënyrë të paligjshme, duke shkelur integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës, por tani po mbështesin milicitë në jug dhe lindje të Ukrainës”, deklaroi Obama.

Lajme të ngjashme

Back to top button