Grupet për të drejtat e njeriut: Ndaleni gjenocidin në Mianmar

Grupet për të drejtata e njeriut kanë akuzuar qeverinë e Mianmarit se janë duke kryer gjenocid të ngadalshëm kundër pakicës muslimane Rohingya. Ata thanë se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjnë për t’i dhënë fund shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Bangladeshit, Këshilli Evropian Rohingya kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar dhe qeveria në Bangladesh që të kenë një rol aktiv në dhënien fund të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Mianmar, transmeton Mesazhi.

“Ata po vriten, shtëpitë e tyre po shkatërrohen dhe gratë e tyre po përdhunohen nga milicia shtetërore por edhe nga akterët e sponsorizuar.

Grupi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të siguruar se Qeveria e Mianmarit do të njohë etnicitetin Rohingya dhe të lejojë refugjatët që të kthehen nga vendet fqinje.

Lajme të ngjashme

Back to top button