DBM: Demokracia nuk njeh dhunë

Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë (DBM) sot ka dënuar ndodhitë në Kuvendin e Maqedonisë dhe kërkoi hetim urgjent dhe ndërmarrjen e të gjitha masave kundër shkeljes së ligjit, njofton Portalb.mk.

“DBM dënon ashpër sulmet fizike ndaj deputetëve të cilat u bënë në shtëpinë e demokracisë së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Kjo ka cenuar integritetin dhe sigurinë e deputetëve. Përdorimi i dhunës dhe prishjes së sigurisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pa dallim të përkatësisë kombëtare dhe religjioze, është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj. Demokracia nuk njeh dhunë, por dialog civilizues”, thuhet në kumtesën e DBM-së.

Sipas tyre deputetët me kompromis ndërmjet vete mund t’i vënë themelet e demokracisë stabile dhe të suksesshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button