(VIDEO) BDI: Vetëdijesuam maqedonasit për rëndësinë tonë

BDI konsideron se thirrja e tyre për ti thënë, “Jo presidentit të një anshëm”, ishte një qëndrim mbi partiak, i cili riafirmoj fuqinë vendimmarrëse të popullit tonë si komb shtete formues në Maqedoninë multietnike, duke vetëdijesuar njëkohësisht dhe liderët maqedonas.

Disa ditë më parë Zaev, dje edhe Gruevski, për së pari herë kërkuan ti drejtohen kombit shqiptarë duke dashtë ti afirmojnë të arriturat dhe ti prezantojnë premtimet e tyre për të ardhmen.

Për zëdhënësin e BDI-së, “kjo tregon se në kampin politik maqedonas çdo ditë e më tepër rritet vetëdija se matematika e numrave dhe politika multietnike nuk shkojnë bashkë”.

BDI, vlerëson se në paraqitjen e para disa ditëve të Zoran Zaevit, kur kërkon votën e qytetarëve shqiptarë është një hap përpara por jo i mjaftueshëm për ta kuptuar drejtë dhe saktë idenë e kryetarit konsensual që promovojmë ne kur themi; kryetari konsenzual duhet të jetë kryetarë i dy komuniteteve (kombeve), ati shqiptarë dhe atij maqedonas.

“Sot kur zoti Gruevski afirmon të arriturat e qeverisë para shqiptarëve gjithashtu është një hap përpara por jo i mjaftueshëm. Të arriturat që i afirmon kryeministri janë të arritura që kanë ardhur si rezultat i bashkimit të dy programeve të atij të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të VMRO-DPMNE-së”, tha Bujar Osmani.

BDI, shpreson se ky trend i vetëdijesimit të liderëve politikë maqedonas për rolin vendimmarrës të shqiptarëve do të rritet në drejtim të pranimit të realitetit se shqiptarët si komb janë shtete formues dhe se gjitha politikat dhe institucionet duhet të reflektojnë politika të përbashkëta të dy komuniteteve dhe jo politika të superioritetit dhe inferioritet të komuniteteve

Lajme të ngjashme

Back to top button