Kryetari Bejta takoi ambasadorin e OSBE-së Ralf Bret

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në takim ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Bret. 

Në takim u bisedua për procesin zgjedhor në Maqedoni, për raundin e parë të Zgjedhjeve Presidenciale që u mbajtën me 13  Prill dhe për fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare që do mbahen me 27 Prill. 

“Në përgjithësi raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale kaloi mirë, duke u karakterizuar si ndër zgjedhjet më të qeta dhe paqësore që janë zhvilluar deri më tani. Presidenti i vendit duhet të jetë i pranueshëm  nga të gjithë qytetarët dhe qytetarët ti trajtoje dhe ti sheh të barabartë. Vendit nuk i duhet President i vetëm një partie politike, por një President që do jetë i respektuar nga të gjitha nacionalitetet”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. 

Nga ana tjetër ambasadori i OSBE-së, Ralf Bret tha se ky mision i ka ndjekur nga afër Zgjedhjet e raundit të parë për Zgjedhjet Presidenciale me 13 Prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button