LR-PDSH: Akti i mbrëmshëm, akt terrorist, të dënohen fajtorët

Pas ngjarjeve të djeshme në Kuvendin e Maqedonisë sot partia e LR-PDSH-së, kreu i së cilës është Zijadin Sela i cili mbrëm u sulmua rëndë, ka mbajtur konferencë për shtyp duke njoftuar fillimisht opinionin se shëndeti i këtij të fundit është mirë me çka bënë thirrje që të dënohen kryerësit e sulmeve të mbrëmshme, jo vetëm ndaj Selës, por ndaj të gjithë të tjerëve, njofton Portalb.mk.

“T’ju informoj se shëndeti i Zijadin Selës është e mirë dhe është jashtë të gjitha parametrave vitale për rrezik për jetën. Jam i lumtur të deklaroj se fashizmit të Nikolla Gruevskit i erdhi fundi, jam i trishtuar të deklaroj se ata që e paguajtën çmimin e këtij kapitullimi janë njerëz të pafajshëm të cilët u rrahën barbarisht dje në Kuvend. Ai që u rrah më shumë ishte kreu i KR-PDSH-së, Zijadin Sela sa e humbi vetëdijen. Ato besonin se Sela është i vdekur dhe se ishte vullneti i Zotit që ai sot frymon. Kërkojmë ndjekjen urgjente të këtij sulmi terrorist jo vetëm ndaj tij po ndaj secilit deputet, ndaj secili gazetar, ndaj secilit kameraman, ndaj cilido personi të pafajshëm që mbrëmë ishte peng i sulmit terrorist”, tha Arben Taravari.

Ai gjithashtu shtroi hipotezën se “mos duhej të kishte vdekur Zijadin Sela që të shpallte zgjedhje të jashtëzakonshme” kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Ata luten tek të gjithë shqiptarët të ruajnë pjekurinë evropiane duke faleminderuar të gjithë ata të cilët qëndruan pranë tyre, duke treguar botës se kush është Nikolla Gruevski dhe përfundojnë duke thënë: “Rroftë liria dhe barazia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button