Në klinikat shtetërore ndihmë mjekësore kërkuan 83 të lënduar

Gjithsej 83 të lënduar në trazirat e mbrëmshme në Kuvend, ndihmë mjekësore kërkuan në Klinikën universitare për sëmundje kirugjike “Shën Naumi i Ohrit”, Qendrën urgjente dhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

Drejtoresha e Klinikës universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, jasminka Çabukovska deklaroi se në atë institucion publik gjatë natës së kaluar për kontroll janë paraqitur 48 persona të cilëve iu janë bërë analiza laboratorike radiologjike.

Јасминка Чабуковска

“Prej tyre, janë hospitalizuar gjashtë persona. Dominuan lëndimet në kokë, në qafë, ndërsa në orët e mëvonshme pati lëndime nga shok-bombat-me të çara. Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile të përgjithshme. Katër prej tyre sot në mëngjes janë liruar për mjekim shtëpiak. Mbeten dy, njëri prej të cilëve që ka lëndim n[ tetivën e Akilit sipas të gjitha gjasave do të mbahet edhe për një kohë”, potencoi Çabukovska.

Ajo tha se numri më i madh i të lënduarve ishin civilë, ndërsa katër ishin nga forcat e sigurisë, të cilët pas ndihmës së ofruar janë liruar për mjekim shtëpiak. Shtoi se tek ata, deputetë të lënduar nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Gjatë natës së djeshme tek ne punuan katër ambulanca urgjente për dallim nga ditët e zakonshme kur punon vetëm një. Personeli ishte në thirrje. Për ditët festive do të organizohemi njejtë plotësisht me ekipe plotësuese në thirrje”, shtoi Çabukovska.

Drejtori i Klinikës universitare për traumatologji, ortopedi, anestezion dhe reanimacion, mjekim intensiv dhe Qendrën urgjente (TOANIQU), Rexhep Selmani  deklaroi se në Qendrën urgjente ndihmë mjekësore kërkuan 28 të lënduar, gjashtë prej të cilëve janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët, pas ndihmës ës ofruar mjekësore janë liruar për mjekim shtëpiak me këshillë për kontroll të mëtutjeshëm.

Реџеп Селмани директор

Theksoi se nga gjashtë të hospitalizuarit, tre janë pranuar në Repartin për mjekim intensiv, ndaj dy prej të cilëve mbrëmë është kryer intervenim kirurgjik.

“Njëri nga të hospitalizuarit është prnauar në Klinikën për kirurgji plastike, ndërsa dy në Klinikën për neurokirurgji. Nga numri i përgjigthshëm i të lënduarve, 19 janë pjesëtarë të MPB-së”, tha Selmani.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarlve, tha se në mesin e të lënduarve të cilët ishin pranuar në Qendrën urgjente është edhe deputeti Ziadin Sela, i cili, siç theksoi, ka lëndime serioze.

“Është pranuar në Repartin për mjekim intensiv KARIL. Gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe nuk është në rrezik jete. Edhe dy deputetë, mes të cilave edhe Radmilla Shekerinska, ishin sjellur në Qendrën urgjente m lëndime më të lehta trupore dhe më aps janë liruar për mjekim shtëpiak”, tha Selmani.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se njëri prej të stacionuarve ka frakturë të hapur, thyerje në të dy pjesët e nëngjurit dhe tek ai është kryer intervenim kirurgjik në Klinikën për traumatologji, tjetri ka lëndim të thyerjes së ashtit të thembrës dhe tek ai është kryer intervenim kirurgjik, ndërsa të tjerët janë me lëndime më të lehta.

Në SPQ “8 Shtatori” mbrëmë shtatë të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata kishin lëndime të lehta dhe pas ndihmës së ofruar mjekësore janë liruar për mjekim shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button