Situata në Maqedoni – tema e takimit joformal të MPJ së BE në Maltë

Situata turbulente e krijuar dje në Maqedoni, ngjarjet në Turqi dhe marrëdhëniet mes Ankarasë dhe BE-së do të jenë temat kryesore të mbledhjen joformale të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, e cila do të mbahet sot në Maltë.

Këtë e deklaroi agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA duke shtuar se ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias mbrëmë vonë ka arritur në Valeta, pas vizitës së tij zyrtare në Algjeri.

Në mbledhjen në Malta do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maltës, Xhorxh V. Vela, në cilësinë e vendit kryesues me Këshillin e BE-së. Siç kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, është parashikuar që Poposki të realizojë takime dypalëshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button