BDI premtoi shumë për Sllupçanin, e la në harresë (Foto)

Banorët e fshatit Sllupçan ankohen se asnjë nga projektet e premtuara nga partia shqiptare në pushtet nuk është realizuar. 

Në platformën e BDI-së për vitin 2011-2015 në këtë fshat është premtuar se do të ndërtohet  një pjese e kanalizimit për të cilin qëllim u ndanë  1,400,000 denarë, po ashtu se do të rregullohet parku, projekt ky që financua me 1,000,000 denarë, si dhe u premtua që do të krijohen  parakushteve për zhvillim rural, të turizmit për të cilin qëllim u ndanë  14,603,986 denarë.

Banorët ankohen që më shumë në fshat investojnë fshatarët sesa partitë politike apo kryetarët e komunës.

“Na e ka bë vetëm një pjesë të kanalizimin, kurse pjesën tjetër e kanë bë vetë banorët të cilët janë lidhur në mes vete”, tha për Portalb, Hadi Osmani, nga Sllupani.
Ai shtoi se edhe parku është rregulluar nga vetë fshatarët, kurse sa i përket zhvillimit të turizmit, shpesh është premtuar por nuk është realizuar.

“Përveç kanalizimit, edhe parkun e fshatit e kanë rregulluar vetë banorët. Kurse sa I përket parakushteve për zhvillimin e turizmit, shpesh herë është përmend por asgjë nuk është bërë në atë drejtim”, tha Osmani.

Edhe pse Sllupçani është një fshat mjaft i bukur, ai është lënë pas dore nga pushteti, ku nga vetë fotot shihen rrugët e prishura dhe një infrastrukturë e tmerrshme.

Gjithashtu edhe çerdhja për fëmijë e cila u shkatërrua në vitin 2001, nuk është rindërtuar më dhe fëmijët janë të detyruar të shkojnë deri në shkollën fillore, e cila është në periferi të fshatit

Lajme të ngjashme

Back to top button