Nga 2 Maj Alitalia nis fluturimet direkte Shkup-Romë

Duke filluar nga 2 Maj Alitalia inaguron fluturimin e ri nderkombetar – lidhjen direkte mes Shkupit dhe Romes (Fiumicino).

Biletat per kete fluturim te ri jane ne shitje ne website www.alitalia.com si dhe ne te gjitha agjencite e udhetimit e biletarite e Alitalia.

Fluturimet e reja te Alitalia-s Shkup – Rome do te jene te perditshme dhe do te realizohen me avion te tipit Embraer E-175 te konfiguruar ne dy klase: Klasi “Ottima” – klasi i biznesit si dhe “Classica” – klasi ekonomik.

Oraret e fluturimit jane projektuar per te nxitur, pervec udhetimet e biznesit midis Italise dhe Maqedonise, dhe ato te qytetareve maqedonas qe jetojne ne Itali, edhe per lidhjet mes Maqedonise me rrjetin nderkombetar dhe nderkontinental te Alitalia permes aeroportit baze te Fiumicionos.

Gjate muajit Maj Alitalia starton me nje frekuence te ulet prej 30 fluturimve vajtje/ ardhje permes Romes dhe Shkupit, ndersa ne Qershor  vazhdon me fluturime ditore.

Nga 1 Qershori fluturimi I Alitalia do te niset nga Shkupi:

Ne oren 05:30 me mberritje ne Rome Fiumicino ne oren 07:20 (te Hene, te Marte, te Premte dhe te Shtune).  
Ne oren 17:05 me mberritje ne Rome ne oren 18:55 ( te Marte, Te Merkure dhe te Shtune).

Fluturimi nga Roma do te niset:
ne oren 21:30 me mberritje ne Shkup ne oren 23:20 (te Hene, te Enjte, e Premte, e Diele).   
Ne oren 14:35 me mberritje ne Shkup ne oren 16:25 (Te Marte, te Merkure dhe te Shtune).

Me ane te ketij fluturimi direkt nga Roma, Alitalia ka per qellim te rrise trafikun turistik drejt kryeqytetit italian si dhe t’i pergjigjet kerkeses gjithnje ne rritje te trafikut mes Maqedonise dhe Italise per shkak te rritjes se bashkepunimit mes dy vendeve.

Fillimi i ketij fluturimi te ri Shkup – Rome Fiumicino shenon perforcimin e metejshem te lidhjeve te Alitalias me Ballkanin. Hapja e Shkupit vjen si nje objektiv i ri i rrjetit te Alitalia ne Ballkan pas nisjes se fluturimeve ne Podgorice ( Mal i Zi) dhe forcimit te raporteve te Grupit Alitalia ne Tirane ( Albania) permes fluturimeve te Air One–Smart Carrier e Grupit Alitalia.

Me rastin e hapjes se rutes se re Alitalia ka vendosur t’u ofroje klienteve oferta shume speciale:
Oferte promotive deri ne Rome duke filluar nga 99euro, ne te gjithe Italine duke filluar nga 149euro dhe ne vendet tjera te Europes duke filluar nga 199euro. Keto oferta do te jene ne shitje per nje periudhe te caktuar kohore prej 20 – 30 Prill – nje rast qe nuk duhet humbur.

Alitalia ka emeruar VAS Tour Operator doo Skopje si perfaqesus te tyre per territorin e Maqedonise. Qe nga muaji Maj VAS Tour do te ofroje sherbim te kompletuar: informacion, rezervime dhe bileta, duke siguruar mbeshtetje per agjentet e udhetimit ne emer te Alitalia.

Lajme të ngjashme

Back to top button