Artan Grubi përpara Kuvendit, ja çfarë thotë (VIDEO)

“Mbrëmë shumica e re parlamentare vendosi që ta ndërpret bllokimin e institucioneve dhe realizimin e vullnetit të qytetarëve të cilët votuan më 11 dhjetor dhe u përfaqësuan nga  62 deputetë të shumicës së re reformuese”, deklaroi deputeti i BDI-së, Artan Grubi, në një intervistë për TV21, njofton Portalb.mk.

“Kemi pasur koordinim që dje në mëngjes, gjithashtu ngjashëm kemi pasur koordinim edhe pardje, por nuk pati sukses. Ajo përpjekje duhej të bëhej në ora 13:30 në një kohë më të përshtatshëm kur nuk kishte protestues në rrugë, por na dështoj. Ndërsa, dje provuam përsëri dhe në fakt zgjedhja e kryetarit të ri ishte e suksesshme, por për fat të keq siç pamë të gjithë pat protesta të dhunshme nga ana e huliganëve, depërtuan në godinën e Kuvendit ku sulmuan, deputetë, gazetarë, stafin administrativ, demoluan Kuvendit dhe shkaktuan një nga incidentet më të rënda që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë”, tha Grubi.

Për më shumë ndiqeni videon:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button