Shërbimi Informativ i Kuvendit deklarohet për gjendjen pas sulmit

“Pas ndodhive të mbrëmshme në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është shkaktuar dëm material dhe një pjesë, ndërkaq një pjesë e hapësirave për punë, qendra për konferencë për shtyp, por edhe salla “Maqedonia” janë jashtë përdorimit”, thuhet në kumtesën e Shërbimit Informativ të Kuvendit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Ata gjithashtu thonë se në pajtueshmëri me institucionet kompetente ndërmerren hapa për vendosjen në funksion të të njëjtave dhe konstatimin e dëmit.

“Po bëhet përpjekje për kthimin e gjendjes normale në afat sa më të shkurtër, me çka do të krijohen kushte për punë në Kuvend. Duke e parë parasysh atë, vazhdimi i seancës konstituive e caktuar për sot më 11, nuk do të mbahet. Për atë se kur do të vazhdojë, do të njoftoheni plotësisht”, thonë nga Kuvendi.

LEXO: Ja si është sot situata në Kuvend (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button