Interi pas Granit Xhakës

Pas disa dështimeve në kampionatin italian, skuadra e Interit po mendon seriozisht që sezonin e ardhëshëm të përgatis një skuadër të fortë.

Pavarësisht arritjes së akordit me Cruzeiro për Nilton, zikataltërit kanë në mendje përforcime të tjera për mesfushën.

Edhe pse hipotezat për Obi Mikel e Casemiro qëndrojnë ende hapur, “La Gazzetta dello Sport” shkruan se zikaltërit po vështrojnë nga afër 21-vjeçarin e Borussia Moenchengladbach, Granit Xhaka, i cili vetëm pak ditë më parë deklaroi se dëshiron të largohet në fund të sezonit pasi nuk po gjen vend si titullar në Borussia.

Lajme të ngjashme

Back to top button