Protestë e nxënësve të shkollave të mesme në Francë: As Lë Pen, as Makron

Policia franceze sot shfrytëzoi gaz lotsjellës kundër nxënësve të cilët protestuan në Paris kundër kandidatëve presidencial Mari Lë Pen dhe Emanuel Makron, të cilët kanë hyrë në raundin e dytë, transmeton MIA.

Rreth 500 nxënës të shkollave të mesme organizuan marsh protestues, ndërsa policia reagoi pasi ata filluan të hedhin shishe ndaj policëve.

Policia shfrytëzoi gaz lotsjellës edhe kundër protestuesve në qytetin Ren, Francën Perëndimore, ku protestuan rreth 2.000 nxënës të shkollave të mesme, studentë dhe aktivistë djathtistë.

Paraprakisht, gjatë ditës nxënësit i kanë bllokuar hyrjet e 20 shkollave të mesme në Paris, duke kërkuar ndërprerje të mësimit.

Pasi Lë Pen dhe Makron hyn në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në shkollat e mesme në mbarë Francën mbahen protesta nën moton “As Lë Pen, as Makron”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button