Partitë shqiptare presin hapin e parë të LSDM-së

Partitë shqiptare të cilat mbështesin shumicën parlamentare në Kuvend, presin veprime konkrete nga LSDM-ja në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit. Të pyetur nga Alsat, partitë shqiptare thuajse njëzëri shprehen se guximin ia kanë besuar liderit të LSDM-së Zoran Zaev, njofton Alsat M.

Nga Lëvizja Besa thonë se nënshkrimet e tyre për shumicën e re nënkuptojnë pritje të iniciativave konkrete nga mandatari.

Aleanca për shqiptarët sheh nevojën që partitë brenda shumicës të qartësojnë qëndrimet e tyre.

Nga ana tjetër BDI nga qëndrimet e paqarta të saja shfajësohet me dilemat që ekzistojnë në LSDM. Sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, partia e Ahmetit ka betonuar qëndrimin e saj, ndërsa hapat e ardhshëm për zgjedhjen e kreut të Kuvendit pa prezencën e VMRO-DPMNE-së, varen nga LSDM-ja.

Socialdemokratët sonte pritet të mbajnë edhe mbledhje të kryesisë qendrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button