Noterët kundër përfshirjes së avokatëve në disa procedura

Noterët në Republikën e Maqedonisë konsiderojnë se dispozitat në Ligjin për noteri të cilat hynë në fuqi në fillim të vitit në mënyrë të panevojshme ndërlikojnë dhe shtrenjtojnë procedura të caktuara tek noterët me pjesëmarrje të detyrueshme të avokatëve, për këtë shkak konsiderojnë se duhet të kthehen vendimet e Ligjit nga viti 2007 kur atëherë dispozita të tilla nuk kanë ekzistuar.

Me këtë qëndrim pajtohet edhe përfaqësuesi i Unionit Ndërkombëtar të Noterëve Riçard Bok, i cili theksoi se edhe pse është e shkurtë koha për vlerësime të ndikimit nga zbatimi i këtij Ligji, megjithatë nga dispozitat mund të shihet se ato e komplikojnë dhe shtrenjtojnë procedurën dhe me me to, siç tha, nuk pajtohen shumë organizata, institucione, por edhe vetë avokatët, nëse merret merret qëndrimi i Odës së Avokatëve si trup.

Për shembull një lëndë nga e drejta e trashëgimisë e cila vendoset te noteri. Nëse ka 12 pasardhës secili duhet të ketë avokat të veçantë, ashtu që do të ketë procedurë me 12 avokatë. Kjo pak është e tepruar dhe e panevojshme, shtrenjtohet procedura, veçanërisht kur punët nuk janë kontestuese”, tha i në tryezën e sotme të rrumbullakët me temë “Zhvillimi dhe puna e noterisë në Republikën e Maqedonisë dhe kontributi i tij për realizimin e sistemit më efikas juridik dhe siguri juridike”.

Kryetari i Odës së Noterëve të Maqedonisë Vasil Kuzmanovski tha se noteria është njëri ndër faktorët më kryesor në funksionimin e sistemit juridik dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë.

Ish ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski duke cituar të dhëna për punën e noterëve në 10 vitet e kaluara theksoi se kanë punuar në pothuajse 14 milionë lëndë, si akte noteriale, verifikime dhe konfirmime, urdhërpagesa, lëndë trashëgimtare…dhe se noteria me to është konfirmuar si shërbim i respektuar juridik i cili u është përgjigjur me sukses dhe cilësi autorizimeve të besueshme dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm për sistem më efikas juridik dhe siguri juridike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button