Fushatë interneti për politika dhe programe për të rinj
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/01/te-rinjte1.jpg?fit=1024%2C576&ssl=1)
Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSL) sot do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me Koalicionin e organizatave për të rinj – SEGA, me çka do të fillojë fushata onlajn për promovim të politikave dhe programeve për të rinj.
Në vigjilje të Ditës ndërkombëtare të punës – 1 Majit, KSL dëshiron që të vendosë bashkëpunim me organizatat e të rinjve për shkak të përmirësimit të pozicionit ekonomiko-social të të rinjve në shoqëri dhe krijimin e politikave për përfshirjen e tyre më të madhe si dhe promovimin e të rinjve në tregun e punës, paralajmëroi KSL.