Lirohet Ramush Haradinaj, ja çfarë thotë ai pas vendimit (LIVE VIDEO)

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka marrë vendim për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj më 4 janar të këtij viti ishte ndalur nga policia franceze me urdhërarrest të Serbisë.

Mbi të rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

Pas këtij vendimi Ramush Haradinaj u shpreh se tani është i lirë të kthehet në Kosovë dhe se për mediat u refuzua kërkesa për esktradim.

”Për ju media, u refuzu kërkesa për ekstradim, tash jam i lirë që të kthehem në Kosovë, shpresoj që të mbërrijë sot në Kosovë, janë 4 muaj kohë, shqiptarët kanë fituar, gjithë e kemi pasë energjinë, ka ndodhë jo që ka dasht me ndodhë”, tha Haradinaj.


Në gjykatë kishin shkuar zyrtarë të vendit, ndërkohë që jasht saj, janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve, të cilët po presin për Haradinajn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button