Stërvitje simuluese për rastet e përmbytjeve në rrethinën e Shkupit

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit sot do të mbajë stërvitje simuluese në kuadër të projektit “Rikuperimi i hershëm nga katastrofa elementare – Përmbytje”, i mbështetur nga Kryqi i Kuq i Austrisë dhe Agjencia Zhvillimore austriake.

Stërvitja do të mbahet në SHF “25 Maji” në Hasanbeg si një nga gjashtë shkollat e përfshira me projektin. Stërvitja do të realizohet nga anëtarët e ekipit të Gatishmërisë dhe reagimit gjatë katastrofave, ndërsa do të simulohet evakuim nga zjarri dhe tërmeti për nxënësit dhe kuadrin mësimdhënës nga mjedisi shkollor në lokacion të sigurt. Përmes teleferikut të improvizuar dhe një balone do të evakuohen një pjesë e nxënësve të lënduar (markirantë) në pajtueshmëri me planin intern për reagim gjatë katastrofave elementare.

Në stërvitje përveç ekipeve të Kryqit të Kuq do të marrin pjesë edhe Brigada për shuarje të zjarrit, ekip i Ndihmës urgjente mjekësore dhe MPB-ja.

Stërvitja mbahet me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e gatishmërisë dhe reagimit në kohë gjatë fatkeqësive elementare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button