Në Kolmar mbahet sot seanca për Ramush Haradinajn

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës në Kolmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar.

Haradinaj është duke u mbajtur në Francë me fletë-arrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti.

Seanca do të fillojë në orën 9 të mëngjesit, ku gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button