Pacolli nuk e mohon se mund të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Kryetari i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Behgjet Pacolli, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai në emisionin “Info-Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se në Prishtinë ka shumë punë dhe se ai nuk i frikësohet punës.

“Unë mendoj se është privilegj me qenë kryetar i Prishtinës. Po tingëllon bukur kjo gjë. Por, unë asnjëherë në jetë nuk e kam menduar që të kandidoj për të kryetar të kryeqytetit”, ka theksuar Pacolli.

Sipas tij, po të ekzistojë një variant i tillë (që ai të kandidonte), nuk do të frikësohej fare.

Mundësinë për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, Pacolli e sheh si manovër politike, por që nëse një gjë e tillë ndodhë, AKR-ja e tij është gati, të futet në garë si e vetme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button