Serbia frikohet se Haradinaj mund të ekstradohet në Shqipëri

Fakti se Ramush Haradinaj ka marrë shtetësinë e Shqipërisë nuk është thelbësor për procesin në Gjykatën e Apelit në Colmar, Francë, thotë Ministria serbe e Drejtësisë, transmeton Koha.net.

Duke e përcjellë mendimin e kësaj ministrie, transmetuesit publik serb rts ka thënë se shtetësia nuk është bazë për kërkim të ekstradimit.

“Kur bëhet fjalë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, ne themi se procesi kundër tij ka filluar në Serbi dhe për këtë arsye është jo relevante që ai në ndërkohë e ka marrë shtetësinë e Shqipërisë. Se kujt do t’i ekstradohet, për këtë vendos shteti të cilit i është dorëzuar kërkesa për ekstradim, në këtë rast Franca”, citon rts t’i jetë thënë nga Ministria në Beograd.

“Serbia nuk ka të nënshkruar marrëveshje me Shqipërinë që do të mundësonte që të akuzuarit për krime lufte në një vend të gjykohen në një vend tjetër, por po themi se vendimin për këtë mund ta marrë vetëm gjykata përkatëse. Por, pa marrë para sysh se nuk ka marrëveshje, gjykata merr vendimin përfundimtar nëse procesi do t’i dorëzohet një vendi tjetër”, ka interpretuar ministria.

Haradinaj është ndaluar më 4 janar në Francë, sipas kërkesës së Serbisë.

Lideri i AAK-së nesër del sërish para Gjykatës së Apelit në Colmar.

Serbia e akuzon ish – kryeministrin e Kosovës për krime lufte.

Ai, për krime lufte, dy herë është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button