Policia braziliane ka arrestuar 12 të dyshimtë për grabitjen e rreth tetë milion dollarëve
Në Brazil janë arrestuar 12 burra të dyshuar për pjesëmarrje në vjedhje spektakolare të rreth tetë milionë dollarëve nga Kompania Inaski, që ndodhej në qytetin kufitar Siudad Del Este të Paraguait, nga fillimi i javës, njoftoi policia federale braziliane.
“Konsiderohet se të arrestuarit janë pjesë e grupit prej rreth 50 personave që kanë përdorur eksploziv që të hapin arkën e kompanisë “Prosuger” dhe më pas janë larguar me paratë në Brazili, citon Fabiano Bordignon, inspektor i policisë federlae.
Më vonë, Ministria e Punëve të Brendshme e Paraguait njoftoi se tre gjoja anëtarë të bandave kanë humbur jetën nga këmbimi i zjarrit me agjentët brazilianë, në Brazili, në 70 kilometra nga Siduad del Este.
Huan Koçi, kryetar i Prosuger” për Amerikën latine deklaroi se sulmuesit, të armatosur me automatë, kanë sulmuar një stacion policor rreth orës dy të natës. Një polic humbi jetën, ndërsa katër persona janë plagosur.
Policia kombëtare e Paraguait njoftoi se katër përfaqësues të lartë të forcave policore në Siudad del Este janë shkarkuar nga funksioni pas grabitjes.