Hysni Klinaku refuzon skenën ku këndoi Zdravko Çoliç

U komentua shumë pjesëmarrja e Zdravko Çoliçit në festivalin ‘Kënga ime’ prodhim i ‘TV Klan’ Shqipëria. E bashkë me komentet e shumta, pjesa më e madhe e artistëve nga Kosova dhe populli këtu e cilësuan si ftesë të pavend për këngëtarin serb.

E derisa komentet karshi performancës së Çoliç në ‘Kënga ime’ vazhdojnë, Hysni Klinaku ka vendosur të mos jetë pjesë e festivalit në fjalë.

“Përshëndetje miq të dashur. Jam njeri ndër këngëtarët pjesëmarrës të festivalit ‘Kënge ime’ në tv klan. Pas prezantimit të këngëtarit serb Zdravko Çoliç, si mysafir special në javën e kaluar, unë kam vendosur TË MOS JEM PJESË E KËTIJ FESTIVALI të këngës shqiptare. Pse s’dua të jem në skenën e këngës shqiptare bashkë me Çoliçin i kam 1000 e një arsye”, ka shkruar Klinaku, ndërsa ka heq dorë nga performanca e tij në festivalin e TV Klan.

Lajme të ngjashme

Back to top button