Shtëpia e Bardhë e emëroi Randolf Aleks për drejtori të Shërbimit Sekret të SHBA-së

Shtëpia e Bardhë sot e emëroi gjeneral-majorin e pensionuar marinarin Randolf Aleks për drejtor të ri të Shërbimit sekret të SHBA-së.

Aleks ishte te marinsat 35 vjet, ndërsa ishte edhe zëvendës-komisar i mbrojtjes kufitare dhe doganore.

Ai ishte pasardhës i Xhosef Klensi, i cili për të dytën herë u pensionua në muajin mars.

Aleks do të përballet me probleme të sigurisë, si dhe me probleme të të punësuarve.

Muajin e kaluar, një njeri e kaloi rrethojën dhe shëtitej në oborrin e Shtëpisë së Bardhë 15 minuta.

Një grup i ish-përfaqësuesve qeveritarë, i cili kryen kontroll në Shërbimin sekret të SHBA-së në vitin 2014, e shpalli si të painteresuar dhe propozoi ta udhëheqë dikush nga jashtë.

Emërimi i Aleks për drejtor e vazhdon trendin e presidentit të SHBA-së Donald Tramp, në pozitat më të larta të sigurisë të emërojë gjeneralë të pensionuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button