Fransoa Olland do të votojë për Emanuel Makron në raundin e dytë
Presidenti i Francës në largim, Fransoa Olland, bëri thirrje zyrtarisht që t’i pengohet rruga Frontit Nacional, njofton korrespondenti i MIA-s.
Fransoa Olland iu drejtua kombit, për herë të parë pas raundit të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale, pas së cilit në raundin e dytë u plasuan Emanuel Makron dhe Marin Le Pen.
Fransoa Olland tha se do të votojë për ish-ministrin e tij të Ekonomisë, me qëllim që të pengohet rruga e “rrezikut” e Marrin Le Pen.
“Unë do të votoj për Emanuel Makron, ai që i mbron vlerat të cilat do të lejojnë bashkimin e francezëve”, tha Olland në fjalimin televiziv.
Presidenti Olland, më pas e theksoi rrezikun nga izolimi i Francës, por gjithashtu edhe për rreziqet nga shkëputja nga Bashkimi Evropian, me fitoren eventuale të Marin Le Pen.
“E djathta ekstreme do ta përçajë Francën, duke i stigmatizuar një pjesë të qytetarëve tanë për shkak të origjinës apo religjionit të tyre”, theksoi presidenti, duke dashur ta mbrojë “konceptin për Francën, për unitetin e kombit, përkatësinë evropiane dhe vendit të saj në botë”.
Olland i inkurajoi të gjitha personalitetet dhe formacionet politike të cilët inkurajojnë të votojnë për Emanuel Makron.